“Vetëm Partizani e bën diçka të tillë”, lojtari i kuq mahnitet nga tifozët

schedule11:11 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 11:11 - 15 Dhjetor, 2019

Të gjithë përjetuan emocione në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Dueli u zhvillua për herë të parë në “Air Albania Stadium” dhe atmosfera ishte e shkëlqyer. Rreth 20 mijë tifozë mbështetën ekipet e zemrës, një rekord absolut, teksa në fund pati lot gëzimi dhe hidhërimi.

Bardheblutë u rikthyen të festojnë pas shumë kohësh, ndërsa tifozeria e kuqe befasoi lojtarët në fund të ndeshjes. Të humbasësh derbin pas gati 6 vitesh, aq më tepër në minutat shtesë, është e rëndë, por ata gjetën forcë dhe duartrokitën ekipin pasi përballja mbaroi.

Një veprim i tillë e ka surprizuar Jurgen Bardhin, sulmuesin dhe autorin e golit të Partizanit në humbjen 1-2 kundër bardhebluve. 22-vjeçari ka postuar në rrjetet sociale një foto ku është ekipi dhe tifozët duke u përshëndetur pas disfatës.

Po shikoja mos ndoshta largohej ndonjë, por jo. Të gjithë ishin aty duke bërë atë që bëjnë më mirë. Kjo është dashuri dhe vetëm Partizani mund ta bëjë“, shprehet lojtari i kampionëve në fuqi. /abcnews.al

Postimi i Jurgen Bardhit