Veseli: Kosova do të ketë ushtrinë e saj brenda vitit

schedule13:04 - 15 Tetor, 2018

schedule 13:04 - 15 Tetor, 2018

Kosova do të ketë ushtrinë e saj brenda këtij viti. Premtimi u bë nga kryetari i parlamentit të vendit Kadri Veseli, i cili tha se kjo do të realizohet pavarësisht kundërshtimit të Listës Serbe.

Tre projektligjet për ushtrinë do të kalojne për votim në parlament ne seancën e së enjtes. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetari i parlamentit Kadri Veseli u shpreh se ushtria e Kosovës do të formohet brenda këtij viti. Ai tha se ushtria do të formohet në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n. “Dëshiron apo s’dëshiron dikush, këtë vit do të bëhet. Lista Serbe është kundër por ne do të punojmë. Duhet ta fuqizojmë e ta bëjmë Forca e Armatosur e Kosovës dhe ta rrisim buxhetin me dhjetëra miliona”, theksoi Veseli.

Ai shtoi se seanca e radhës do të jetë të enjten ku në ë rendin e ditës janë 44 pika, mes të cilave edhe shqyrtimi në lexim të parë i tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Po ashtu, në këtë seancë është planifikuar që të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat në sektorin publik dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së. Procedurat për miratimin e projektligjeve për ushtrinë pritet të përfundojnë në muajin nëntor./abcnews.al