Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka befasuar ndjekësit me veprimin e fundit që ka bërë në rrjetet sociale.
Artisti, i cili numëron 1.2 milion ndjekës në Instagram, së fundmi ka fshirë të gjitha postimet.
Duket se ky ndryshim i Capitalit ka të bëjë me albumin e ri “Skulpturë”, pjesa e dytë e të cilit protet te lancohet më 1 tetor.
Reperi siç shihet ka fshirë postimet për të sjell tani të gjitha këngët e albumit të tij të ri.
Megjithatë, presim të shohim në vazhdim se çfarë surprize ka përgatitur ai për admiruesit e shumtë të muzikës së tij. l.k/abcnews.al