Vëllezërit pastiçierë që po manhisin klientët me shijet unike

schedule15:03 - 21 Tetor, 2018

schedule 15:03 - 21 Tetor, 2018

Vëllezërit e familjes Kulas në Fier me pasionin e tyre për të prodhuar ëmbëlsira po manhisin jo vetëm klientë shqiptarë, por edhe ata të huaj. E nisën zanatin e tyre në qytetin e tyre të lindjes në Fier për ta vazhduar më pas në shumë shtete të botës.

Sheqernat janë gjithmonë të dëshirueshme, por kur krijohen me pasion dhe mjeshtëri, kthehen në tundime të ëmbla për gjithëkënd. Të tilla produkte dalin nga duart e Petro Kulas të cilit ndryshe nga shumë të tjerë, emigracioni i shërbeu për të zbuluar pasionin për prodhimin e ëmbëlsirave.

Petro Kulas: Pasi hyra në pastiçeri, më pëlqeu zanati, punën aty e filova nga lavamani, se ashtu e kishte zanati deri sa u bëra pastiçier.

Petro bashkë me vëllezërit e tij, Panajotin, Aleksin dhe Altinin nuk lindën pastiçierë. Ata emigruan në drejtime të ndryshme të botës, por zbuluan se kishin të gjithë të njëjtin pasion,

Mjeshtërit kanë edhe sekretet e tyre. Pastiçieri Kulas ka eksperientuar pafund për të zbuluar shije të reja, duke prodhuar embëlsira unike që vetëm në pastiçerinë e tij mund t’i gjesh.

Shija e amaretave është aq e vecantë sa që klientët vijnë edhe  nga qytete të tjera për t.i blerë. Pavarësisht kureshtjes së tyre, mjeshtëri nuk e zbulon recetën e saj

“Ne kemi një produkt të veçantë sekreti i saj nuk tregohet”.

Perfeksionimi i metodave dhe shijeve të ëmbëlsirave sjell këtu, pastiçierë nga vende të rajonit për të shkëmbyer eksperiencat mes tyre.

Vëllezërit Kulas e nisën sipërmarrjen e prodhimit të ëmbëlsirave 18 vjet më parë. Eksperiencën dhe formulat e ëmbëlsirave i ndajnë vetëm me njëri-tjetrin. /abcnews.al