Vazhdon të jetë nën ujë Ana e Malit në Shkodër

schedule08:53 - 7 Mars, 2018

schedule 08:53 - 7 Mars, 2018

Njësia Administrative Ana e Malit ne Qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë nën ujë mëngjesin e sotëem si pasojë e përmbytjeve. Sipas të dhënave nga Bashkia e Shkodrës, është rritur sipërfaqja e përmbytur dhe niveli i ujit. Në fshatin Obot mund të lëvizet vetëm me makina ushtrie. Sipas të dhënave të bashkisë dhe ministrisë së mbrojtjes, aktualisht janë 3 makina ushtrie, 3 varka me motor dhe 20 ushtarë që po qëndrojnë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve të fshatit Obot. Edhe në Njësinë Administrative Dajç, është rritur niveli i ujit dhe për rrjedhojë ka shtim të sipërfaqes së përmbytur. Rruga Darragjat- Shirq është e bllokuar nga rritja e nivelit të ujit dhe në të mund të kalohet vetëm me mjete të larta.

Ndërsa në afërsi të malit të Vukatanës, Njësia Administrative Guri i Zi, konstatohet një gërryerje e madhe e tokës bujqësore. Që nga darka e kaluar, janë gërryer afërsisht 3 ha tokë, rreth 800 meter linear gjatësi.

Dje kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërsa prefekti Çesk Millja tha gjatë mbledhjes së mbrëmshme të shtabit të emergjencave në Shkodër se situata është në monitorim dhe plotësisht nën kontroll./abcnews.al