Vazhdon “përplasja” Kinë-SHBA, Pekini: Do hakmerremi nëse na vendosin sanksione për COVID 19

schedule04:27 - 22 Maj, 2020

schedule 04:27 - 22 Maj, 2020

Kina ka kërcënuar me hakmarrje nëse SHBA vendosin sanksione. Pekini zyrtar ka deklaruar që “Nëse Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton sanksione kundër Kinës për përgjegjësinë e tij të pretenduar për pandeminë nga koronavirusi, Kina është e gatshme për “hakmarrje”.

 

“Ne jemi plotësisht kundër projektit amerikan,” tha zëdhënësi i Kongresit Popullor Kinez, Zhang Yesuia, duke deklaruar se në rast të sanksioneve, “ne do të përdorim një përgjigje të fortë dhe masa hakmarrëse”.

 

Uashingtoni pretendon të ketë prova se virusi ka origjinën në një laborator bioteknologjik në atë qytet, megjithëse agjencitë e inteligjencës amerikane përjashtojnë që shpërthimi është artificial.

 

Nga ana e saj, Pekini këmbëngul se menaxhimi i pandemisë ka qenë transparent dhe se ka njoftuar OBSH në kohë për sëmundjen.