Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vala e të nxehtit ekstrem, Franca ndalon alkoolin në disa evente

schedule18:37 - 21 Qershor, 2026

schedule 18:37 - 21 Qershor, 2026

Qeveria franceze ka ndërmarrë masa të posaçme për të kufizuar konsumin e alkoolit gjatë disa eventeve publike në kuadër të festivalit të madh kombëtar muzikor “Fête de la Musique”, që zhvillohet këtë të diel, në një periudhë kur vendi po përballet me temperatura rekord.

Festimet vjetore sjellin miliona njerëz në rrugë në të gjithë Francën, por këtë vit situata meteorologjike ka detyruar autoritetet të vendosin masa shtesë sigurie. Rreth një e treta e territorit francez është vendosur në gatishmëri për valë të nxehti, ndërsa në zonat me paralajmërim të kuq është ndaluar shërbimi i alkoolit në hapësirat publike.

Sipas zyrës së Kryeministrit francez Sébastien Lecornu, për të gjitha aktivitetet e organizuara nga shteti dhe institucionet e tij janë dhënë udhëzime të qarta për të mos shërbyer alkool gjatë eventeve.



“Për të gjitha ngjarjet e organizuara nga shteti dhe agjencitë e tij, janë dhënë udhëzime për të mos shërbyer alkool”, thuhet në deklaratë, sipas BBC.

Ndërkohë, temperaturat pritet të arrijnë 39–40°C në Paris dhe rajonin e Burgundy gjatë së dielës, ndërsa në disa zona mund të shkojnë deri në 41°C, duke rritur rrezikun për shëndetin publik dhe përkeqësuar kushtet e organizimit të eventeve masive.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!