Vajza e Artan Shkrelit në protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

schedule19:01 - 20 Maj, 2020

schedule 19:01 - 20 Maj, 2020

Në sheshin para ministrisë së Brendshme vijon protesta e thirrur nga artistët për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në protestë janë të pranishëm edhe liderët dhe përfaqësuesit e opozitës, ndonëse pa protagonizëm. Mirëpo, në shesh është e pranishme edhe Anna Shkreli, vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës Artan Shkrelit dhe ish-deputetes së PS, Ledi Shamku.

Ajo mbështet kështu kauzën e artistëve, ndonëse babai i saj është pjesë e qeverisë. Anna është bashkëshortja e kreut të FRPD, Belind Këlliçit, ndërsa ky i fundit i ftuar ditën e djeshme në studion e Abc News u tregua i rezervuar për këtë lidhje, duke theksuar se secili ka parimet e veta politike.

/abcnews.al