Ultras Guerrils: Kampionat i infektuar, s’i bie kujt ndërmend për tifozët

schedule18:17 - 3 Qershor, 2020

schedule 18:17 - 3 Qershor, 2020

Ultras Guerrils nuk mund të mbështesin dot skuadrën e tyre në ndeshjen e sotme. Prania e tifozëve në stadiumet shqiptare nuk lejohet, njësoj si në të gjithë vendet ku kanë rifilluar kampionatet e futbollit. Partizani pret Skënderbeun në “Selman Stërmasi”, duel që nis në orën 20:00.

Ultrasit e kuq kanë reaguar me anë të një postimi në faqen e tyre. Ata e cilësojnë të trishtë dhe të infektuar futbollin pa tifozë, teksa nuk mungon. Guerrils presin një performancë të mirë nga skuadra e tyre dhe rikthimin te fitorja.

Sot, ora 20:00, rinis kampionati i “infektuar”. Futbolli pa tifozët është shfaqje e trishtë. Nevoja për të rifilluar nxitimthi kampionatin lidhet ngushtë me interesat ekonomikë te institucioneve evropiane te futbollit dhe Federatës, pak rëndësi ka për ta futbolli e akoma më pak tifozi.

Fatkeqësisht, kjo në opinionin futbollistik shqiptar nuk prodhon as minimumin e debatit dhe në fund, siç ndodh rëndomtë, bëhet si duan ata që vendosin. Sidoqoftë, sot futbolli rifillon dhe tifozët janë të dënuar ta shohin nga larg në formën e shfaqjes televizive.

Për ne është pak e vështirë se, ndryshe nga të gjithë, nuk e kemi parë kurrë televizorin si opsion. As me zor e as nga zori, as nga turpi e as nga halli, as ne ditë të mira as në të vështira.

Ashtu si dhe mbështetjes nuk i kemi vendosur kurrë kushte, ashtu dhe sot duke i shprehur mbështetjen ekipit tone i urojmë fitoren, shpresojmë që tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe në fushë të shfaqet një Partizan me tjetër grintë dhe karakter“, përfundon reagimi i Guerrils. /abcnews.al