Ulen disi shifrat, Franca konfirmon 17,881 raste të reja me koronavirus e 276 viktima në 24 orë

schedule21:18 - 21 Nëntor, 2020

schedule 21:18 - 21 Nëntor, 2020

Franca raporton 17,881 raste të reja të konfirmuara Covid-19 në 24 orë

Ka pësuar një ulje numri i të infektuarve me koronavirus në Francë.  Në 24 orët e fundit, vendi konfirmoi 17,881 raste të reja të shtunën.

Ndërsa, të premten, Franca konfirmoi 22,882 të infektuar për 24 orë. Ministria e shëndetësisë raportoi gjithashtu 276 vdekje të reja të lidhura me virusin brenda një dite, krahasuar me 386 rastet fatale të së premtes.

Në total, që nga fillimi i pandemisë, Franca numëron 2,1 milion të infektuar dhe 48,265 viktima. s.b/abcnews.al/