UEFA nuk ndikon vetëm në futboll, dhuron një shumë të madhe për fëmijët në Ukrainë

schedule21:32 - 1 Mars, 2022

schedule 21:32 - 1 Mars, 2022

Konflikti ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, pas ndërhyrjeve me forca të mëdha të kësaj të fundit për ta pushtuar këtë vend po thellohet gjithnjë e më tepër.

Numri i viktimave po rritet gjithnjë e më shumë dhe nga kjo nuk po shpëtojnë as civilët e Ukrainës, e madje as edhe fëmijët.

Për të ndihmuar në këtë drejtim, përkatësisht për të ndihmuar fëmijët ukrainas, shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka vendosur që të ndaj 1 milion euro.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i UEFA-së Ceferin.

“Fëmijët janë shumë të rrezikuar gjatë konflikteve dhe është detyra jonë të ndihmojmë në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe shëndetit të tyre”, ka thënë Ceferin.

Fondacioni UEFA për Fëmijët ka vendosur gjithashtu të ngrejë një fond emergjent për ndihmë me vlerë 100,000 euro për të ndihmuar fëmijët dhe refugjatët ukrainas.”/ h.ll/abcnews.al