UEFA i befason të gjithë, Eriksen “Ylli i ndeshjes” Danimarkë-Finlandë

schedule23:44 - 12 Qershor, 2021

schedule 23:44 - 12 Qershor, 2021

UEFA ka vendosur që çmimin “Njeriu i Ndeshjes” pas Danimarkë-Finlandë t’ia japë mesfushorit Christian Eriksen, i cili në minutën e 43-të humbi ndjenjat dhe pas ndihmës së parë u dërgua në spital.

Mesfushori është në gjendje më të mirë dhe motivoi shokët e skuadrës të zbrisnin në fushë. Danimarka humbi, kurse UEFA i dha Eriksen “Star of the Match”.

Për Eriksen foli edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin: “Momente të tilla vënë jetën si përparësi. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë Christian, si dhe lutem që familja e tij të ketë forcë dhe besim.

Në këtë moment uniteti i familjes së futbollit është aq i fortë dhe familja e tij i mbajnë me vete dëshirat e mira dhe lutjet e të gjithëve.

Kam dëgjuar tifozët e të dyja ekipeve që brohorisnin emrin e tij. Futbolli është i bukur dhe Christian e luan bukur atë”. /abcnews.al