U “poshtërua” ndaj Realit nga Conte, si mund të largohet Eriksen nga Interi

schedule11:57 - 27 Nëntor, 2020

schedule 11:57 - 27 Nëntor, 2020

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, i ka ditët e numëruara në Milano. Minutat e pakta në fushë apo dhe raportet jo të mira me trajnerin Conte e kanë rikthyer prej kohësh danezin në merkato, i cili e ka kërkuar vetë largimin nga zikaltrit.

Sipas raportimit të “Tuttosport”, vendimi i Antonio Contes për ta futur në minutat e fundit të takimit në ndeshjen kundër Real Madrid ishte poshtërimi i fundit për Eriksen. 28-vjeçari pritet t’i dërgojë klubit një kërkesë, pasi dëshiron të largohet në merkaton e janarit.

 

Inter nuk e lë të lirë mesfushorin pa të paktën 30 milionë euro ose ta shkëmbejë atë me një nga lojtarët që ata kërkojnë. Bëhet fjalë për emra si Leando Paredes i PSG-së, Corentin Tolisso i Bayern Munchen, Granit Xhaka i Arsenal apo Fred i Manchester United. Të gjithë këto lojtarë  janë në orbitën e Interit dhe drejtuesit mund të pranojnë një shkëmbim kokë më kokë me Eriksen. /abcnews.al