Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U plagos gjatë trazirave, vdes oficeri i Policisë së Kongresit

schedule09:07 - 8 Janar, 2021

schedule 09:07 - 8 Janar, 2021

Një nga oficerët e policisë i cili u plagos gjatë trazirave të dhunshme në Kapitolit të SHBA ka humbur jetën duke e çuar në 5 numrin e viktimave.

Lajmi është konfirmuar nga Policia, sipas së cilës oficeri Brian D. Sicknick vdiq rreth orës 21:30 të së enjtes. Agjenti Brian Sicknick ishte duke iu përgjigjur përplasjeve të mërkurën e 6 janarit në Kapitol dhe u plagos, ndërsa po kundërshtonte fizikisht demonstruesit .

Mediat e huaja bëjnë me dije se ai u shemb pasi u kthye në zyrën e tij të divizionit dhe u dërgua në një spital, ku më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda, tha policia.



Sicknick iu bashkua Policisë së Kapitolit në vitin 2008.

“I gjithë departamenti shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e oficerit Sicknick për humbjen e tyre dhe vajton humbjen e një miku dhe kolegu”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kapitolit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!