“U dogj opsioni që kishim”, Rummenigge largon Coutinhon nga Bayerni

schedule16:36 - 23 Maj, 2020

schedule 16:36 - 23 Maj, 2020

Bayern Munchen kishte mundësinë e blerjes së Philippe Coutinho, por nuk e ka ushtruar këtë opsion. 120 milion eurot e kërkuara nga Barcelona janë shumë dhe Karl-Heinz Rummenigge ka folur hapur rreth situatës së fantazistit brazilian për Der Spiegel.

Mundësia e blerjes së Coutinhos nga Barcelona, ka skaduar. Ne nuk e ushtruam të drejtën tonë dhe tani duhet të përfundojmë programimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Pagesa e 120 milion eurove nuk ka qenë kurrë një mundësi reale për ne“, deklaron CEO i klubit bavarez.

27-vjeçari do të rikthehet në fund të sezonit te Barcelona, që po tenton ta sistemojë diku tjetër. Zërat e merkatos e lidhin me një rikthim në Premier League, aty ku shkëlqeu me Liverpool. Coutinho pëlqehet nga katër skuadra: Manchester United, Chelsea, Everton dhe Newcastle. /abcnews.al