Trump vazhdon akuzat: Ishte paaftësia e Kinës që shkaktoi vdekjet masive nga Covid-19

schedule01:32 - 22 Maj, 2020

schedule 01:32 - 22 Maj, 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka vijuar akuzat e tij ndaj Kinës për menaxhimin e Covid-19. Përmes një postimi në Twiter, Trump tha se Kina akuzohet për përhapjen e virusit dhe e gjitha kjo ishte nga paaftësia e saj dhe asgjë tjetër gjë që shkaktoi këto vdekje masive në të gjithë botën.

”Në Kinë sapo lëshuan një deklaratë duke fajësuar të gjithë, përveç Kinës për virusin i cili tani ka vrarë qindra mijëra njerëz. Ju lutemi sqaroni se ishte “paaftësia e Kinës” dhe asgjë tjetër, që bëri këtë vrasje masive në të gjithë botën!”, shkruan presidenti amerikan.

Përveç Kinës, Trump ka akuzuar më parë edhe Organizatën Botërore të Shëndetit si përgjegjëse për keqmenaxhimin e pandemisë duke thënë se mund t’i heqë fondet.