Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Trump ultimatum OBSH-së, reagon Kina: SHBA po mundohet të heqë fajin nga vetja

schedule15:11 - 19 Maj, 2020

schedule 15:11 - 19 Maj, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë së fundmi ultimatumin Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Trump paralajmëroi OBSH-në se ka vetëm 30 ditë kohë që të tregojë që është e pavarur nga Kina, në të kundërt SHBA do të ndërpresë totalisht financimin.

Lidhur me letrën e Trump, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian u shpreh para gazetarëve se SHBA-të duhet të ndalojnë së luajtur lojën e hedhjes së fajit.



Lijian u shpreh:

“Letra amerikane është plot paqartësi, përpiqet të mashtrojë publikun për të përbaltur Kinën dhe për ta larguar fajin nga përgjigja e saj jokompetente, aktualisht Covid-19 është ende përhapur në SHBA, detyra më e ngutshme është solidariteti dhe bashkëpunimi për të shpëtuar jetët. Ne i bëjmë thirrje disa politikanëve amerikanë që të ndalojnë lojën e fajit dhe së bashku të mposhtin virusin.”

Sa i përket financimit të Organizatës, Zhao deklaroi se dhënia e kontributeve të plota dhe në kohën e duhur janë detyrimi i çdo shteti anëtarë të OBSH-së.

“Të mbështetësh e OBSH-në do të thotë të mbështesësh multilateralizmin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Për të shpëtuar jetë, Kina zbaton rregullat e OBSH dhe paguan kontributin e saj të vlerësuar në tërësi,” shtoi ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!