Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se sapo kanë arritur një zgjidhje për luftën me Iranin dhe se së shpejti do të ketë edhe nënshkrim të marrëveshjes.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi tha se janë në proces të finalizimit të dokumenteve.
“Do të jemi në proces të finalizimit të dokumenteve. Kjo duhet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë ai, raportoi BBC-ja.
Presidenti amerikan e la si mundësi që nënshkrimi i dokumentit të bëhet edhe në Evropë.
“Ne kemi një marrëveshje që Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore, që ishte i gjithë qëllimi i asaj që na u desh të kalonim për ta arritur këtë. Pra, është një gjë shumë e rëndësishme”, është shprehur ai.
Trumpi ka shtuar se Ngushtica e Hormuzit do të hapet sapo ta kenë nënshkruar marrëveshjen.
Ai gjithashtu thotë se ka folur me udhëheqës në rajon, përfshirë aleatët e Gjirit dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, që sipas tij, janë të lumtur për arritjen e marrëveshjes.



