Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në rrjete sociale, për situatën e luftës në Ukrainë. Ky reagim i presidentit Trump vjen pas telefonatës së zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin.
Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, Trump ka njoftuar se Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për armëpushimin.
“Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe më e rëndësishmja, t’i japin fund luftës”, ka shkruar Trump.
Gjithashtu presidenti amerikan ka nënvizuar se edhe Vatikani ka shprehur interes për të pritur negociatat.
“Sapo përfundova telefonatën time dy-orëshe me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Besoj se shkoi shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një Armëpushimi dhe më e rëndësishmja, një FUND të Luftës. Kushtet për këtë do të negociohen midis dy palëve, sepse ato i dinë detajet e një negociate për të cilën askush tjetër nuk do të ishte në dijeni. Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. Nëse nuk do të ishte kështu, do ta thoja tani, në vend që të ndodhte më vonë”, është shprehur Trump.
/abcnews.al/