Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron, duhet të bëjnë marrëveshje

schedule07:53 - 15 Maj, 2026

schedule 07:53 - 15 Maj, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se durimi i tij ndaj Iranit “po mbaron”, duke kërkuar që Teherani të arrijë sa më shpejt një marrëveshje me Uashingtonin.

“Nuk do të duroj më gjatë, ata duhet të bëjnë një marrëveshje”, tha Trump gjatë një interviste për Fox News nga Pekini, ku po zhvillon ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kinë.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe shqetësimesh për sigurinë e lundrimit në Ngushtica e Hormuzit.



Sipas Shtëpisë së Bardhë, gjatë takimit të zhvilluar një ditë më parë, Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord për nevojën që kjo rrugë strategjike detare të mbetet e hapur.

Në të njëjtën intervistë, Trump u ndal edhe te rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, duke thënë se do të ndihej “më mirë” nëse SHBA-ja do t’i kishte ato në kontroll.

“Do të preferoja ta kisha. Do të ndihesha më mirë nëse do ta kisha, por mendoj më shumë për arsye komunikimi sesa për çdo gjë tjetër”, deklaroi presidenti amerikan.

Ai shtoi gjithashtu se “ajo që mund të bëjmë është ta bombardojmë përsëri”, duke iu referuar me sa duket sulmeve amerikane ndaj tre objekteve bërthamore iraniane në qershor të vitit 2025.

Trump ka bërë deklarata të ndryshme dhe shpesh kontradiktore lidhur me programin bërthamor iranian dhe rezervat e uraniumit të pasuruar të Teheranit, ndërsa tensionet mes dy vendeve mbeten të larta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!