Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Trump: Irani pranë kolapsit/ Qirjazi: Do heqë dorë nga programi bërthamor, vetëm nëse fuqizon atë balistik

schedule21:55 - 28 Prill, 2026

schedule 21:55 - 28 Prill, 2026

Eksperti i sigurisë Redjon Qirjazi, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ka deklaruar se çdo përpjekje e Iranit për të zhvilluar armë bërthamore përbën një “vijë të kuqe” për Shtetet e Bashkuara, pasi sipas tij një zhvillim i tillë do të sillte rritje të ndjeshme të destabilitetit në rajon.

Duke analizuar dinamikat aktuale të konfliktit dhe ndikimin e Iranit në sigurinë rajonale, Qirjazi theksoi se Teherani ka kapacitete për të ndikuar në lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, si dhe për të goditur anije, ndërsa zhvillimi i programit të raketave balistike e bën edhe më të vështirë neutralizimin e kërcënimeve për shkak të shpejtësisë së lartë të këtyre armëve.

Sipas tij, në skenarin aktual, Irani mund të jetë i prirur të heqë dorë nga ambiciet bërthamore nëse i lejohet të avancojë programin e tij balistik, duke ruajtur në të njëjtën kohë aftësinë për të ushtruar presion në rajon dhe për të përfituar ekonomikisht nga eksporti i naftës.



“Mendoj se çdo lloj qasje e Iranit për ndërtimin e armëve bërthamore është një vijë e kuqe për SHBA, sepse do të mbillte shumë destabilitetin për vendet e rajonit. Ky konflikt ka sjellë një qartësim të ri për rajonin.

Irani ka aftësinë për të kontrolluar Hormuzin, për të goditur anijet dhe aftësia për të prodhuar në masë armët balistike, të cilat kanë një shpejtësi të madhem. Bëhen shumë të vështira për t’u interceptuar.

Pra unë mendoj që edhe Irani është i gatshëm të lërë planin për armën bërthamore, për aq kohë sa i lejohet që të ngrejë programin balistik. Në të njëjtën kohë lejon Iranin që të rimëkëmbet dhe ta shesë naftën me çmim më të lartë”, tha Qirjazi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!