Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump dhe ekonomia e Kosovës/ Ekspertët: Do ndikojë vendosja e tarifave tregtare ndaj vendeve të Europës

schedule14:37 - 29 Janar, 2025

schedule 14:37 - 29 Janar, 2025

Cili do te jete ndikimi ekonomik i zgjedhjes se presidentit të ri te SHBA, Donald Trump ne ekonomine e Kosoves?

Kjo eshte pyetja qe ekspertet e ekonomise po pergjigjen ti japin nje pergjigje, bazuar edhe ne veprimet e administrates se meparshme Trump 1.

Gjatë mandatit të tij te pare, Trump ndërmjetësoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator të vitit 2020.

Profesori i ekonomisë, Ilir Hajdini shprehet optimist se marrëveshja e vitit 2020 mund të riaktivizohet, por ketu ka rendesi qasja e qeverise së ardhshme në Kosovë ndaj ShBA-së.

“Do të ketë ndikime, por varet se si i qasemi ne SHBA-ve, varet se kush do të jetë në qeverinë e ardhshme në Kosovë. Në qoftë se do të kemi një qeveri bashkëpunuese, dhe argumentuese me njerëz profesional që do të arrijnë të bindin të përzgjedhurit e administratës, se si veprohet në raport me Kosovën. Atëherë kemi gjasa që këtë impakt që mund të jetë negativ mund të shndërrojmë në impakt pozitiv. E Gjitha varet se si do të udhëheqim dhe sa e kuptojmë qasjen amerikane globale…

Ndërsa, për njohesin e çështjeve ekonomike, Emanuel Bajra efektet potenciale në ekonomi, në rajon në përgjithësi do të vijnë nëse Trump vendos që t’i vendosi tarifa vendeve tjera si Gjermanisë, Francës apo Italisë.

“Është me rëndësi të marrim parasysh që efektet potenciale në ekonomi, në rajon në përgjithësi do të vinë nga efektet që do t’i ketë nëse Trump vendos që t’i vë tarifa Gjermanisë, Francës, Italisë e vendeve tjera përreth, atëherë efektet do të jenë edhe në Kosovë. Sepse mos të harrojmë që kemi 1.4 miliardë remitanca që vinë nga diaspora, dhe kjo do t’i efektojë ata. Efektet do të jenë më shumë indirekte se sa direkte në ekonominë e Kosovës…

Marrëveshja e Uashingtonit parasheh nder te tjera, angazhimin e Kosovës dhe Serbisë në ndërtimin e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore, për të lidhur kryeqytetet e tyre në mënyrë që të përmirësojnë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve, zhvillime këto që mund të tërheqin investime perëndimore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!