“Trofeu 16, sa shumë emocione”, si e kujton Partizanin titullin special

schedule11:58 - 26 Maj, 2020

schedule 11:58 - 26 Maj, 2020

26 vite pa titull. Normalisht te Partizani e prisnim me ngulm që të ishin ata kampionët e Shqipërisë, për të 16-n herë. Kishin festuar në vitin 1993 dhe prej asaj kohe po tentonin rikthimin e lavdisë. Gjatë gjithë këtyre viteve kishte pasur shumë zhvillime.

Partizani provoi edhe Kategorinë e Dytë, ndërkohë që shpesh ishin tifozët ata që mundoheshin të siguronin të ardhura për të paguar futbollistët. Një emër që ndihmoi shumë të kuqtë gjatë viteve të krizës ishte edhe Gjergj Thaka, që sot nuk jeton më.

Ai trofe i ngritur si sot një vit më parë ishte edhe për të, ishte për të gjithë tifozët e kuq anembanë Shqipërisë, edhe për ata që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Sigurisht ishte edhe për Skënder Gegën, presidentin Gaz Demi, futbollistët dhe për gjithë stafin dhe drejtuesit e tjerë të klubit.

Sot, një vit më pas, gjithçka përkujtohet përmes një albumi fotografish, që i emocionon të gjithë te Partizani. Klubi i kuq, sigurisht i ka ndarë ato momente të bukura me tifozët, të cilët me nostalgji do të mund të rikujtojnë ato momente të bukura dhe të gjitha ata persona që dhanë kontributin e tyre në festimin e titullit kampion, pas plot 26 vitesh. /abcnews.al

SHIKO TË PLOTË: ALBUMI FOTOGRAFIK I PUBLIKUAR NGA KLUBI I PARTIZANIT