Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Trekëndëshi i Bermudës përballë”, Basha: Ndërhyrja e policisë u “pengua” nga vëllazëria Rama-Berisha

schedule18:36 - 8 Janar, 2022

schedule 18:36 - 8 Janar, 2022

Kreu i PD Lulzim Basha, deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është ai që bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama. Me këtë argument Basha ka justifikuar sipas tij vonesën e policisë për të ndërhyrë në protestën pranë selisë blu e cila përshkallëzoi në dhunë.

“Ata që janë ngjitur këtu janë kriminelë ushtarë të krimit njerëz të dhunës strehës së fundit të Berishës. Demokratët s’kanë nevojë të derdhin gjakun e njëri tjetrit për hallet e Berishës dhe nuk  do ta bëjnë, ndërsa policia e shtetit… dua ta ndaj në 2 pjesë rolin e punonjësve të policisë, një orë e gjysmë pasi ishin prononcuar kancelaritë perëndimore policia pretendonte se s’po ndodhte asgjë, problemi s’janë punonjësit e policinë por partia shtet që e përdor policinë dhe e ka kthyer në një instrument jo të mbrojtjes po të shkeljes së ligjit të dhunimit të qytetarëve. Ditën e sotme e përdori si instrument për të përshkallëzuar  planin e dhunshëm  të Berishës dhe për këtë PD do marrë të gjitha hapët për të zbardhur se përse policia ndërhyri pas një ore e gjysmë.. Arsyeja është e thjeshtë është vëllazëria Rama-Berisha”.



“Për një orë e gjysmë policia e shtetit u vendos jashtë kushtetutës. Në një ditë tragjike si kjo duket në horizont dita e shpresës që po lind. Pavarësisht se kemi përballë trekëndëshin e Bermudës, burrat e gratë ditën të qëndrojnë e të japin shpresën e sinjalin e bashkimit me të gjithë demokratët kudo ku janë. Mirënjohje shqiptarëve që nuk e humbin shpresën. Ky është misioni ynë, për këtë mision kemi qëndruar fuqimisht edhe pse ndodhemi përballë partisë shtet, dhe ish mësuesit të Ramës, Sali Berishës që sot menduan se do shkatërronin shpresën e shqiptarëve për ndryshim, nuk ia dolën dot. Ne jemi këtu me vendosmërinë për një kapitull të ri në politikën shqiptare. Vendosmëria mbrojti shtëpine e demokratëve sot nga kulisat e Berishës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!