Tre të vdekur brenda ditës, shkon në 20 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi

schedule18:18 - 24 March, 2020

schedule18:18 - 24 March, 2020

Tre persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Greqi nga Covid-19, duke e çuar në 20 numrin total të viktimave.

Lajmi është konfirmuar nga nga mjeku i Sëmundjeve Infektive, Tsiodras. Ky i fundit ka bërë të ditur se po ashtu këtë të martë janë konfirmuar 48 raste të reja me të prekur nga koronavirusi në vendin fqinj.

Në total janë 743 raste të konfirmuara nga të cilat 134 janë shtruar në spital. 45 nga pacientët e trajtuar janë në terapi intensive, të intubuar. Ndërkohë, mosha mesatare e të vdekurve është 78 vjeç.

Sakaq, siç njoftojnë autoritetet greke, 29 pacientë janë shëruar plotësisht. /abcnews.al