Tre “finale” për Frank Lampard, Chelsea ka gati dy alternativa për stolin

schedule22:39 - 20 Janar, 2021

schedule 22:39 - 20 Janar, 2021

Frank Lampard nuk po kalon një moment të mirë në stolin e Chelsea dhe humbja e mbrëmjes së kaluar në fushën e Leicester City ka rikthyer zërat e shkarkimit të trajnerit anglez.

Drejtuesit e klubit kanë konfirmuar besimin te Lampard, por me një kusht. “Blutë e Londrës” duhet të reagojnë dhe tre takimet e radhës (Luton, Wolves dhe Burnley) duhen fituar me çdo kusht.

SkySports UK raporton se dy janë opsionet për të zëvendësuar 42-vjeçarin në stolin e ekipit londinez: Max Allegri dhe Thomas Tuchel. /abcnews.al