Trafik në Vlorë, qytetarët dynden drejt jugut për fundjavë, lehtësohet lëvizja në Morinë

schedule16:24 - 2 Korrik, 2022

schedule 16:24 - 2 Korrik, 2022

Dyndja e qytetarëve drejt bregdetit të jugut ka rënduar trafikun në hyrje të qytetit të Vlorës. Aksi më problematik mbetet rruga Transballkanike, shëtitorja Lungomare si dhe aksi nga Uji Ftohtë deri në Orikum. Por ndryshe paraqitet situata në kufi me Kosovën ku heqja e procedurave doganore ka shmangur fluksin.

Dyndja drejt bregdetit ka bërë që nga hyrja eVlorës deri në Orikum të duhen më tepër se dy orë për ta përshkruar.

Bypassi i Vlorës është jashtë funksionit dhe pritet të hapet në 10-ditëshin e dytë të korrikut çka bërë që sërish turistët dhe pushuesit ti drejtohen qytetit për të shkuar në bregdet, fakt që ka ndikuar në shtimin e  trafikut në qytet.

Por ndryshe paraqitet situata në kufirin Kosovë –Shqipëri. Heqja e kontrolleve doganore në fundjavë   ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen midis dy vendeve. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi shprehet se heqja e kontrolleve ka shtuar lëvizjet me 15%.

Lëvizja pa kontrolle  në dy anët e kufirit Kosovë –Shqipëri çdo fundjavë dhe në festa zyrtare do të jetë në zbatim deri 30 shtator./abcnews.al