“Tradhtia e Donaldit”, imami kërkon mbylljen e “Big Brother”: Degjeneruese

schedule08:27 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 08:27 - 6 Dhjetor, 2021

Historitë e dashurisë në disa prej spektakleve argëtuese, si “Big Brother” apo “Përputhen” kanë marrë përmasa të mëdha. Duket sikur të gjithë shqiptarët po diskutojnë për “tradhtinë” e Donald Veshajt ndaj moderatores Bora Zemani, duke krijuar një lidhje të re me këngëtaren Beatriks Ramosaj brnda shtëpisë së vipave. Për këto spektakle ka reaguar edhe imami nga Deçani, Naser Tolaj.

Ai po i quan degjeneruese e shkatërruese emisionet argëtuese që po transmetohen në mediet në Kosovë e Shqipëri. Tolaj ka marrë shkas nga një përleshje fizike ndërmjet dy grave në emisionin “It’s my love”, që transmetohet në një televizion në Kosovë. Por ai ka kritikuar edhe emisionet “Per’puthen” e “Big Brother VIP” të cilat transmetohen në televizionet tona. Përmes një postimi në Facebook, ai ka kërkuar që të ndalohet transmetimi i këtyre programeve, të cilat i quan degjeneruese.

Krim nuk është vetëm që të vrasësh njerëz me armë, krim është edhe të mundohesh që tua shkatërrosh (degjenerosh) rininë. Mos të harrojmë se roli i medias informuese është edhe roli i edukimit të shoqërisë. Tani se çfarë informimi dhe çfarë edukimi po i shërbehet shoqërise tonë nëpër media. Gjithcka mund te quhet vetem informim dhe edukim JO. Per kete ka thene Pejgamberi a.s: “Kur ske turp ben cfare te duash”. Ne vecanti ketu hyjne keto emisione degjeneruese, shkaterruese, terrorizues dhe “kriminale” sic jane Big Brother VIP, Perputhen, It’s my love etj. Mendoj se ketu duhet te reagojme te gjithe, e në vecanti ata bejne thirrje në mbrotje te te drjetave dhe lirve te njeriut, gruas, femijeve etj. Duhet të i mbyllen keto programe degjeneruse dhe shakterruse te shoqerise tone”, ka shkruar Tolaj. be.k/abcnews.al