Tottenham e ka mendjen në Milano, Eriksen pothuajse i larguar nga Interi

schedule09:27 - 11 Nëntor, 2020

schedule 09:27 - 11 Nëntor, 2020

Mesfushori i Interit, Christian Erikssen, me shumë mundësi do të largohet në merkaton e janarit. Aventura e tij në Milano nuk shkoi ashtu siç pritej dhe është vetë lojtari që kërkon largimin.

Sipas raportimit të “Football Insider”, është klubi i Tottenham ai që ka shfaqur më shumë interes deri më tani për ta rikthyer në ekip danezin. Kujtojmë që Eriksen u largua nga londinezët në janarin e këtij viti, por tashmë situata është krejt ndryshe.

Madje ka qenë vetë klubi zikaltër që ka konfirmuar interesimin e Tottenham për kartonin e 27-vjeçarit, por jo vetëm. Interi kërkon ta largojë lojtarin, pasi në këtë mënyrë kursen dhe pagën e tij të lartë, plot 200.000 paund në javë. /abcnews.al