“Topi i zjarrtë” në Spanjë dhe misteri i shpërthimeve në Lezhë, çfarë po ndodh?

schedule22:51 - 19 Janar, 2021

schedule 22:51 - 19 Janar, 2021

Qielli i Spanjës është ndriçuar nga një “top zjarri” i pazakontë që, sipas raportimeve u shoqërua nga një zhurmë e lartë që zgjati për disa sekonda.

Në orët e para të së hënës, qielli u ndriçua për disa sekonda dhe më pas videot dhe fotografitë amatore “vërshuan” rrjetet sociale.

Ekspertët thonë se mund të behët fjalë për një meteor, duke qenë se shpërthimi dhe drita i ngjasojnë fenomenit që ndjek futja e një objekti të tillë hapësinor në atmosferën e tokës.

Sipas raportimeve, zhurmave që shoqëroi objektin ishte aq e madhe saqë u dëgjua në pjesë të ndryshme të Spanjës veriore, sidomos në Galicia, Castilla dhe Leon. Ndërkohë, një fenomen i ngjashëm që nuk është shpjeguar ende ndodhi mbrëmjen e së martës edhe në Lezhë.

Banorët thonë se u dëgjuan dy shpërthime të forta dhe se zhurma erdhi nga deti dhe qielli duke krijuar një mister të madh. /abcnews.al/