Erdhi nga deti apo qielli? Misteri i madh, çfarë i shkaktoi shpërthimet në Lezhë, dy teoritë

schedule22:07 - 19 Janar, 2021

schedule 22:07 - 19 Janar, 2021

Lezha sonte u trondit nga dy shpërthime të forta, por mister mbetet vendngjarja, pasi ende nuk është zbuluar asgjë. Banorët janë të ndarë në atë që kanë dëgjuar dhe besojnë, disa prej tyre u shprehën se shpërthimet erdhën nga ajri, të tjerët thanë nga deti.

Lexo edhe: Dy shpërthime të fuqishme tronditin Lezhën

Prej orës 20:00 policia ka kontrolluar zonën urbane dhe rurale, por nuk është gjetur asnjë vendngjarje dhe nuk ka pasur asnjë telefonatë në komisariat për të lënduar, vetëm frikë dhe panik.

Në momentin e parë u dyshua se zhurma mund të kishte ardhur nga shpërthimet e cisternave në Shëngjin, por gazetari i “abc” Gjergj Figuri raportoi se jo vetëm që nuk kanë asnjë problem, por madje nuk kanë as karburant, pra janë bosh.

Lexo edhe: Shpërthimet alarmojnë Lezhën, banorët rrëfejnë tmerrin: Erdhën nga ajri, kemi frikë për cunam

Por çfarë mund ta ketë shkaktuar zhurmën e fortë që banorët e sinjalizuan si shpërthim?

Në mungesë të vendit të ngjarjes, teoritë janë disa. Së pari zhurmën mund ta ketë shkaktuar ndonjë avion që mund të ketë kaluar ulët.

Lexo edhe: Policia rrethon qytetin pas shpërthimeve

Por burime për “abc” nga forcat ajrore u shprehën se nuk kanë qenë në dijeni të fluturimit mbi hapësirën tonë ajrore të ndonjë avioni të NATO-s, por as tejkalim të shpejtësisë zanore.

Pista e dytë ka të bëjmë me teorinë se mund të ketë qenë ndonjë shpërthim në ndonjë gurore./ db/Abcnews.al