Topalli shkruan për “marrëveshjen” e fshehtë Rama-Basha

schedule16:26 - 14 Janar, 2020

schedule 16:26 - 14 Janar, 2020

Maxhoranca dhe opozita kanë arritur një marrëveshje surprizë sot për Reformën Zgjedhore duke hequr dorë nga qendrimet e tyre të mëparshme, gjë e cila nuk ka kaluar pa reagime.

Pas Astrit Patozit, ka reaguar edhe Jozefina Topalli, e cila e lidh marrëveshjen dhe pranimin në tryezë të Damian Gjiknurit nga opozita me pushimin e çështjes për Lulzim Bashën.

Topalli shkruan në Facebook se Rama dhe Basha janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit pasi e “gjykoi çështjen gjykata”.

Më parë, Astrit Patozi ironizoi demokratët, të cilët pranuan të uleshin në tavolinë dhe të shkonin në zgjedhje me Ramën kryeministër, ndërkohë që më parë ikjen e tij e kishin kusht themelor për negociatat.

“Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur”, shkruan Patozi.  /abcnews.al