Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tjetër tërmet në Indonezi, regjistrohen lëkundje sizmike me magnitudë 6.9

schedule15:52 - 15 Gusht, 2026

schedule 15:52 - 15 Gusht, 2026

Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë të Rihterit goditi Sumatrën Veriore të Indonezisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Ky është tërmeti i dytë i fortë që godet Indonezinë brenda pak orësh.

Epiqendra e tërmetit të dytë ishte në Pematangsiandar, 126 kilometra nga kryeqyteti Medan në Indonezinë perëndimore. Thellësia fokale e tërmetit ishte 158 kilometra.



Tridhjetë e tetë persona humbën jetën nga tërmeti i mëparshëm me magnitudë 7.7 ballë që goditi Indonezinë lindore disa orë më parë.

Arkipelagu i gjerë indonezian përjeton aktivitet të shtuar dhe të shpeshtë sizmik dhe vullkanik për shkak të vendndodhjes së tij në Unazën e Zjarrit të Paqësorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!