Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Tiranën që trashëguam e nxorëm nga humnera!”, Rama: Do të hapim garën në PS! Besnikëria ndaj PS fitohet…

schedule12:12 - 21 Nëntor, 2026

schedule 12:12 - 21 Nëntor, 2026

Kryesocialisti Rama mblodhi këtë të shtunë Asamblenë e PS në kuadër të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 2027 për bashkinë e Tiranës.

Rama tha se do hapet gara brenda PS-së dhe një organizim të ri në Tiranë. Rama theksoi se oferta për kryeqytetin nuk duhet të fokusohet te më shumë ndërtime, por te strehimi, gjelbërimi, transporti, punësimi dhe cilësia e jetës.

Ai nënvizoi se organizimi i ri duhet të shërbejë për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të ndërtuar vizionin e Tiranës 2030 dhe Shqipërisë 2030 në BE.



“ Nuk na duhet një parti që i njeh njerëzit si votues, por i njeh nga problemet, nevojat, kritikat, idetë dhe mundësitë që kërkojnë. Nuk na duhet një parti që shqetësohet për votat, por shqetësohet për të mos lënë asnjë moment që e cenon lidhjen me qytetarin. Këtë nuk e bën deputeti, drejtuesi i partisë.

Do të hapim garën në PS, do ta bëjë çdo anëtar i kësaj partie politike, duke i dhënë organizimit tonë shtrirje dhe përmbajtje. Dua të kuptojë që ne nuk po ndërtojmë një organizim të ri për të fituar Tiranën në 9 maj. Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj. Oferta jonë nuk është vazhdimi i projekteve të nisura, jo më shumë ndërtime, por më shumë strehim. Rrugë ku njerëzit lëvizin më mirë, një qytet ku çdo fëmijë ka kushtet që i duhen për t’u rritur dhe edukuar. Më shumë hije, gjelbërim dhe cilësi jete në çdo lagje të vogël. Jo më shumë turistë, por më shumë jetë të shtuar në ekonomi, sipërmarrje dhe punësim.

Tirana që kemi trashëguar na kërkonte ta nxirrnim nga humnera, Tirana e sotme kërkon ta çojmë në një tjetër pritshmëri. Kjo kërkon PS! Sot duhet t’i bindim njerëzit se Tirana mund të bëhet aq e mirë sa qytetet e Europës dhe këtë nuk e bëjmë duke u krenuar me ndryshimin historik, por e bëjmë sepse ne e kuptojmë shumë mirë se sa janë rritur pritshmëritë e qytetarëve dhe sa e lartë është oferta jonë.

Shqipëria, si Tirana, krahasohet me Europën. Kjo është një fitore e madhe e ndryshimit që kemi udhëhequr, por edhe detyrimi ynë dhe sfida jonë për të vazhduar të udhëheqim Shqipërinë. Kemi bërë shumë dhe ajo që kemi bërë duhet të na vlejë! Kemi nevojë për njerëz që kuptojnë se besnikëria ndaj PS-së fitohet duke mos u kthyer shpinën atyre që janë jashtë këtyre mureve. Organizimi i ri i Tiranës duhet të jetë rifillimi i një marrëdhënieje besimi në një nivel tjetër, mbi të cilën do ta kemi jo shumë të vështirë të ndërtojmë Tiranën 2030, Shqipërinë 2030 në BE.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!