Tjetër rekord në Kosovë, 730 raste të reja dhe 11 të vdekur

schedule15:07 - 8 Nëntor, 2020

schedule 15:07 - 8 Nëntor, 2020

Në Kosovë është shënuar një tjetër rekord me të infektuar me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 1.794 mostra, prej të cilëve rezultojnë 730 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç),  Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 24.155 raste nga 106.770 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 755 raste të vdekjes.