Titulli, Bekim Balaj dhe premio për “kokën” e Partizanit: Rrëfehet Alban Xhaferi

schedule20:56 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 20:56 - 13 Dhjetor, 2020

Alban Xhaferi, sponsori i Vllaznisë, pas ndeshjes që shkodranët fituan me Partizanin foli për mediat. Triumfi nuk ishte tema e vetme, pasi ai foli edhe për objektivin titull, transferimin e sulmuesit Bekim Balaj, premion ndaj demave dhe sfidën e fundit të fazës së parë me Laçin.

“Fitorja e sotme ishte e mrekullueshme, pasi ne tani kemi krijuar një shkëputje në renditje. Normalisht, siç e kam thënë edhe më parë, kampionati është i gjatë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë. Kjo ishte qershia mbi tortë, e fundit e fazës së parë që luhet në Shkodër. Jam i lumtur dhe nuk kam çfarë them më tepër, vetëm gëzojmë momentin dhe përgatitemi për ndeshjen e radhës”, tha Xhaferi.

“Titulli kampion? Që në fillim ne kemi dhënë disa objektiva minimalë, por absolutisht. Vllaznia në çdo sezon hyn për titullin kampion. Oreksi për vjen duke ngrënë kanë thënë. Të shohim, le të ecim përpara”, shtoi sponsori i kuqebluve.

Merkato? Kemi përgatitur dhe në janar do të futemi fuqishëm për 2-3 pozicione. Do shohim për të bërë më të mirën. Balaj? Janë diskutime të hapura, Balaj është shkodrani jonë, shpresoj të bëhet edhe lojtari ynë. Gjithmonë duhet parë edhe kontrata aktuale që ai ka.

“Mbyllja me fitore në Laç dhe premio? Absolutisht ne shkojmë për fitore. Premio për fitoren me Partizanin ishte 5 milion lekë të vjetra”, përfundoi Alban Xhaferi deklaratën e tij për mediat. /abcnews.al