Titujt e pronësisë/ Fier, banorët protestojnë para Kadastrës, kërkojnë përshpejtim të procedurave

schedule15:27 - 17 Janar, 2025

schedule 15:27 - 17 Janar, 2025

Qytetarë të Fieri kanë protestuar para zyrave të Kadastrës duke kërkuar përshpejtim të proçedurave për marjen e titujve të pronësisë.Problematikat janë të shumta dhe lidhen me çertifikata te pronësisë për banesa para viteve 90′, legalizim i objekteve pa leje si dheme tituj pronësie për  toka bujqesore.

Qytetarët shprehen se kanë vite që  nuk gjejnë zgjidhje dhe kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë. Por burime nga kadastra e Fierit kanë bërë me dije se  vonesat lidhen me volumin  e aplikimeve që trajtohen cdo ditë. Aplikimet on line kanë bërë të mundur që  kërkesat për titutj pronësië të mberrijnë direkt në kadastren e fierit ndryshe nga c’ndodhte deri disa muaj më parë kur një aplikim zgjaste  në kohë.

Për të ulur volumin e dosjeve drejtoria e kadastres së fierit po aplikon një shërbim të ri për të qënë më pranë qytetarëve por duke shmangur kontaktin me ta. Një kuti postare jashtë institucionit “pret” ankesat dhe kërkesat e qytetarëve të cilat dergohen më pas në zyrat e kadastrës. Cdo ditë në kadastren e  fierit mbërrijnë nëpermjet  sistemit, 80 deri në 120 aplikime në ditë dhe dërgohen për te qytetarët 100-150 tituj pronësie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!