Një 42-vjeçar ka kallëzuar në Polici se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës me të cilën ai po lëvizte.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko”. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rastit të pretenduar.
Sakaq, 42-vjeçari, Rudolf Zefi, do të merret në pyetje nga organet kompetente.


