Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Fortuzaj të Tiranës.
Një mjet tip “Range Rover” ka rënë në një humnerë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas dhe është lënduar një tjetër.
LEXO EDHE: E “premtja e zezë”/ Dhjetë të vdekur në pak orë në Shqipëri, mes tyre babai me dy fëmijët
Kujtojmë që dita e sotme ka qenë një nga më të zezat e vendit tonë me plot 10 viktima.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi, 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar.
Si pasojë shtetasi 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.r.t/abcnews.al