Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Punime në autostradën Tiranë-Durrës/ ARRSH: Devijon trafiku gjatë natës në 14 dhe 15 gusht

schedule11:19 - 13 Gusht, 2026

schedule 11:19 - 13 Gusht, 2026

Devijohet trafiku në autostradën Tiranë –Durrës.Autoriteti Rrugor  Shqiptar njofton se për shkak të punimeve në datën 14 dhe 15 gusht  nga ora 23:00 deri në 05:00 do të bllokohen  dy korsi në drejtimin Tiranë-Durrës.

Gjatë këtij  intervali, trafiku i mjeteve që lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të devijohet në dy korsi të anës së parë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizëse.

Ndërkohë që mjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë.

Kjo ndërhyrje po realizohet në vijim të punimeve për zgjerimin e  Superstradës Tiranë-Durrës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se është zgjedhur që punimet të realizohen pas mesnate për të shmangur krijimin e trafikut ndërsa kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!