Tirana “godet” Vllazninë, ylli i skuadrës humbet ndeshjen ndaj Egnatias

schedule19:56 - 17 Janar, 2022

schedule 19:56 - 17 Janar, 2022

Klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë e zhvilluar ditën e shtunë në stadiumin “Air Albania” përfundoi në barazim pa gola, ndërsa duket se nga kjo përballje kanë dalë të “humbur” shkodranët.

Lojtari titullarë, Liridon Latifi do të jetë mungesa e madhe e skuadrës së Thomas Brdaric në ndeshjen e javës së 17-të të kampionatit shqiptarë.

Sulmuesi u ndëshkua me karton të verdhë kundër Tiranës, duke plotësuar numrin 4 të tyre duke u penalizuar kështu për ndeshjen e ardhshme.

Vllaznia ngre siparin e javës 17-të Abissnet Superiores në “Loro Boriçi”, teksa pret në 16:45 Egnatian. /f.a/abcnews.al