Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq godet Shqipërinë/ IGJEUM: Dy ditë me shira të dendur dhe stuhi

schedule18:44 - 25 Nëntor, 2026

schedule 18:44 - 25 Nëntor, 2026

Moti i keq pritet të përkeqësohet në Shqipëri gjatë ditëve në vijim.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë të enjtes pritet një pjesë e madhe e territorit të vendit të përfshihet nga reshje intensive shiu, të shoqëruara me shtrëngata.

Sipas IGJEUM, situata  më problematike pritet të përfshije qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.



Ndërsa të premten me 27 nëntor reshjet me intensitet të lartë do të vijojnë në Vlorë dhe Gjirokastër.

Rreziku për përmbytje të lokalizuara përfshin edhe zonat urbane të Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Lezhës, Durrësit, Vlorës dhe Gjirokastrës, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Reshjet pritet të sjellin gjithashtu rritje të prurjeve në shtatë lumenj: Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Në zonat malore nuk përjashtohen vërshimet e përrenjve dhe rrëshqitjet e dherave.

Sa i takon temperaturave ditën e enjte ato do të luhaten nga 11 deri në 17 gradë në bregdet, 12 deri në 18 gradë në zonat e ulëta dhe 3 deri në 13 gradë në zonat malore.

Era do të jetë mesatare në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në bregdet do te shoqerohet me ere te fortë .

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka kërkuar bashkive dhe prefekturave të kontrollojnë sistemet e kullimit, të monitorojnë zonat me risk dhe të mbajnë në gatishmëri strukturat e emergjencave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!