Thaçi zbulon 5 mjekët që humbën jetën nga Covid-19: Mantelbardhët janë heronjtë e betejës

schedule10:56 - 6 Gusht, 2020

schedule 10:56 - 6 Gusht, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar mjekët që humben jetën, ndërsa ishin në front të parë të përballjes me Covid-19.

Thaçi ka publikuar fotot e 5 mjekëve që humbën jetën pas infektimit me koronavirus, ndërsa i cilëson ata heronj.

Ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre. Por, në përballje me COVID-19, humbën jetën. Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm”, shkruan Thaçi.

/abcnews.al