Tetë vite që i sheh targën, United nuk e kalon Cityn që nga epoka e Ferguson

schedule21:18 - 11 Maj, 2021

schedule 21:18 - 11 Maj, 2021

Manchester United u mund sot pas 15 muajsh në “Old Trafford”dhe i dhuroi titullin rivalëve të urryer të qytetit. Leicester City mundi të fitojë me shifrat 2-1, duke i siguruar diferencën e duhur Cityt për të fituar titullin.

“Qytetarët” prej dekadash tashmë kanë investuar miliarda euro dhe kanë arritur të futen mes më të mirëve në Angli dhe të plotësojnë një nga dëshirat e mëdha të tifozëve: Të lënë pas United.

Statistikat janë të ftohta dhe të qarta. Që nga viti 2013, kur Sir Alex Ferguson la United, ky i fundit nuk është renditur në asnjë sezon përpara Cityt në renditjen e Premier League.

Një tregues i qartë i dominimit të skuadrës së Guardiolas, por edhe të faktit se pasojat e ikjes së Ferguson ende nuk kanë mbaruar te Manchester United. /abcnews.al