Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin total të viktimave në 177.
Vendi ka regjistruar edhe 220 raste të reja, duk e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 7.137.
Sërish Prishtina mbetet vatra e nxehtë e Kosovës me 81 raste, ndjekur nga vatra të tjera problematike si Peja me 23 raste, Ferizaj me 13, Podujeva me 12 apo Fushë Kosova me 10.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 121 qytetarë duke e çuar numrin total në 3.874.



