Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërmet në Kosovë, Instituti Sizmologjik jep detaje

schedule20:25 - 20 Shkurt, 2021

schedule 20:25 - 20 Shkurt, 2021

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka reaguar pas tërmetit që u ndie pasditen e kësaj të shtune në Kosovë.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë por që është ndjerë edhe regjionin e Gjilanit.

“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit”, ka thënë ai.



Thellësia hipoqendrore ishte 10 kilometra, ka njoftuar ai, ndërsa epiqendra ishte në Malishevë-Uglar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!