Tentuan të përfitojnë 50 mijë euro përmes mashtrimit, tre në pranga

schedule11:34 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 11:34 - 1 Dhjetor, 2023

Një 29-vjeçar dhe dy bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar për t’i marrë një shumë parash një shtetasi, me anë të mashtrimit.

Sipas policisë, i riu, duke u prezantuar si përfaqësues i një personi publik, ka tentuar t’i marrë shumën prej 50 mijë eurosh një personi tjetër.

Grupi hetimor po kryen të gjitha verifikimet, ndërsa është sekuestruar dhe një celular.