Tentuan të grabisin një banesë, por policia u vihet pas. “Fast & Furious” shkon keq, të rinjtë arratisen nëpër ara

schedule16:48 - 27 Gusht, 2022

schedule 16:48 - 27 Gusht, 2022

Ndjekja si nëpër filma me makinë e një grupi të rinjsh nga një makinë patrulle policie përfundoi në një përplasje të ashpër në Greqi.

Efektivët e policisë greke, bënë shenjë makinës të ndalonte, por ata u larguan me shpejtësi për të shpëtuar.

Gjatë ndjekjes, makina (fuoristradë) ka ecur me shpejtësi të lartë dhe është përplasur me një mjet që drejtohej nga një i moshuar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

Më herët, katër romët në Greqi, kishin tentuar të hyjnë në një shtëpi në zonën e Zofrias. Mirëpo, sapo janë vënë re nga policia, kanë tentuar të arratisen me makinën e tyre.

Një ndjekje pasoi në rrugët e ngushta përreth me kriminelët që iknin duke lëvizur përgjatë Avenue Megalo Alexandrou në drejtim të Aspropirgos.

Mirëpo, në ngjitjen e unazës së Aigaleos, ata janë përplasur rëndë me një makinë në të cilën udhëtonte një i moshuar.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i makinës, ndërsa hajdutët kanë zbritur nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë drejt arave.

Policët në ndjekje i kanë arritur të arrestojnë tre nga katër personat.

Një grup sigurie ndodhet në zonë dhe po kryen hetimet për identifikimin e kriminelit në arrati.

katadioksi_në__1_
katadioksi_in__4_
katadioksi_in__3_
katadioksi_in__2_