Tentativë vrasje e shkatërrim prone, kapen dy të shpallurit në kërkim

schedule11:44 - 21 Shtator, 2021

schedule 11:44 - 21 Shtator, 2021

Tiranë – Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë një nga të arrestuarit është I. H., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Pare Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Ky person me 28.06.2021, gjatë një konflikti të çastit ka goditur me thikë G. N.

I arrestuari tjetër i cili rezultonte në kërkim është S. B., 48 vjeç. Ky person më datë 20.08.2021, është shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. H., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Pare Tiranë ka vendosur masën e sigurise “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Ky shtetas me 28.06.2021, gjatë një konflikti të çastit ka goditur me thikë shtetasin G. N.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja e shtetasit S. B., 48 vjeç, pasi më datë 20.08.2021, është shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 48-vjeçari, iu dorëzua sherbimeve DVP Elbasan, për veprime të metejshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. M., 24 vjeç, pasi është përfshirë në një përplasje me mjetin me drejtues A. Q., 29 vjeç. Për pasojë është dëmtuar A. Q, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

A. R., 25 vjeç dhe A. L., 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

V. G., 40 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D. H., 66 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Më datë 20.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin me iniciale A.A, 20 vjeç, pasi në menyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ka ndërhyrë në menyrë të padrejtë në jetën private të një shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/