Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

schedule11:27 - 31 Janar, 2019

schedule 11:27 - 31 Janar, 2019

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate midis mazhorancës dhe opozitës. Në nisje ajo ka zgjatur vetëm pak minuta pasi është ndërprerë me kërkesë të Partisë Demokratikë për të zhvilluar një mbledhje të shkurtër të grupit parlamentar.

Pas 30 minutash  seanca ka rifilluar dhe i pari që e ka marrë fjalën ishte ish kryeministri Sali Berisha. Ai ka akuzuar kreun e qeverisë se është shkaku i moszhvillimit të seancës plenare të së enjtes së kaluar pasi ndodhej në Berlin për të hapur ekspozitën e rradhës.

Përgjigjen ia ka dhënë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci sipas të cilit në datën 24 nuk ka pasur në kalendar seancë plenare sepse sesioni filloi më datë 21 dhe thjesht u është lënë koha komisioneve që të përgatisin agjendën e sotme të parlamentit.

Ndërsa për kryetarin e Partisë Demokratike, salla e Kuvendit është kthyer në një bodrum krimi dhe i vetmi që mund ta pastrojë është populli.  Situate është tensionuar kur e ka marrë fjalën ministrja e financave Anila Denaj. Opozita rrethoi foltoren duke kërkuar ndërprerjen e fjalimit të ministres./abcnews.al